Ndërlidhjet

Liderët arabë kërkojnë alternativa për procesin e paqes



Liderët arabë do të fillojnë të hartojnë alternativa për procesin paqësor izraelito-palestinez, për shkak se procesi aktual i bisedimeve ka ngecur, deklaroi kreu i Ligës Arabe, Amr Musa.

"Ne do të mblidhemi të formulojmë fillimin e alternativave sepse negociatat nuk po japin rezultate", tha Musa pas takimit të një komiteti të Ligës Arabe në Libi.

"Për momentin nuk ka bisedime, sepse pozicioni i izraelitëve është shumë negativ. Ata nuk po bashkëpunojnë në negociatat", shtoi Musa.

Komiteti do të takohet sonte me delegacionin palestinez, por nuk do ta këshillojë presidentin Palestinet Mahmud Abas se çfarë duhet të bëjë, tha Musa.
XS
SM
MD
LG