Ndërlidhjet

Qeveritë, OJQ-të kërkojnë lirimin e disidentit kinez



Qeveri të shumta, organizata joqeveritare dhe udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, i kanë bërë thirrje Kinës që ta lirojë disidentin Liu Xhiabao, fituesin e sivjemë të Çmimit Nobel për Paqe.

Liu u dënua vitin e kaluar me 11 vjet burg, për siç u tha, "nxitje të rrëzimit të pushtetit".

“Franca, ashtu si dhe Bashkimi Evropian, kanë shprehur shqetësime për arrestimin etij dhe shumë herë kanë kërkuar të lirohet”, tha ministri i Jashtëm Bernard Kushner.

Qeveria gjermane shprehu dëshirën për lirimin sa më të shpejtë të 54 vjeçarit, në mënyrë që personalisht ta pranojë çmimin.

Suedia tha se në vitin 2009 i kishte kërkuar Kinës që ta lirojë disidentin Liu Xhaobo, dhe vlerësoi se dënimi me 11 vjet burg është tepër i rëndë.

Dala Lama kërkoi lirimin e tij dhe të gjithë atyre që janë të burgosur për shprehjen e mendimit.

Organizata Huma Rights Watch vlerësoi se ndarja e çmimit Nobel disidentit kinez paraqet fitore për të drejtat e njeriut në botë dhe për të gjithë disidentët kinezë.

Amnesty International konsideron se çmimi do ta rritë trysninë ndërkombëtare për lirimin e Liut dhe shumë të burgosurve politikë në Kinë.
XS
SM
MD
LG