Ndërlidhjet

Gordon: Arrestimi i Mlladiçit mbetet prioritet i lartë



Arrestimi i ish komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç mbetet prioritet për SHBA-të, tha nënsekretari i shtetit, Filip Gordon, disa ditë para vizitës së Sektretares së Shtetit, Hillari Klinton në rajon.

"Të shohim Mlladiçin para gjykatësve të tij mbetet prioritet shumë i madh i SHBA-ve", tha Gordon.

"Koha nuk punën për të", tha ai, duke shtuar se ka përshtypjen se "qeveria e Serbisë po bënë përpjekje për ta gjetur njeriun", i cili akuzohet për rolin në vrasjen e 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Hillari Klinton e fillon vizitën në Ballkan të hënën në 11 tetor në Sarajevë. Më 12 tetor ajo do të qëndrojë në Beograd, ndërsa të nesërmen në Kosovë.
XS
SM
MD
LG