Ndërlidhjet

Vriten nëntë militantë në Pakistan



Dy sulme amerikane me predha kanë vrarë nëntë vetë në rajonin fisnor në Pakistan afër kufirit me Afganistanin.

AP transmetoi zyrtarët e inteligjencës të kenë thënë se sulmi i parë në qytetin Mohamad Kel vrau katër njerëz, ndërsa i dyti në Data Kel pesë të tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se nëntë të vrarët besohet se janë militantë, por mund të ketë edhe luftëtarë të huaj.

Zona e sulmeve në Vaziristanin Veriore besohet se kontrollohet nga militantët talibanë të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG