Ndërlidhjet

4 ushtarë italian u vranë në Afganistan


4 ushtarë italian janë vrarë ndërsa një ushtarë tjetër është lënduar rëndë në Afganistan pas një sulmi me bombë ndaj makinës së tyre në krahinën jugperëndimore, Farah.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, Gjenerali Masimo Fogari, ka thënë se ushtarët u sulmuan derisa ktheheshin nga misioni i tyre në fushën e Gulistanit.

Më herët gjatë ditës, NATO në Kabul njoftoi se 4 ushtarë janë vrarë në Afganistan, megjithatë nuk është ende e qartë nëse komunikata bënte fjalë për 4 ushtarët italian.
XS
SM
MD
LG