Ndërlidhjet

Arabët i japin edhe një mundësi bisedimeve izraelito-palestineze


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në Ligën Arabe janë pajtuar që SHBA-ve duhet dhënë edhe një muaj kohë me qëllim që të shpëtohen negociatat në mes të palestinezëve dhe izraelitëve.

Gjatë takimit që u mbajt të premtën në qytetit Sirte të Libisë, ministrat arab e pranuan vendimin e lidershipit palestinez që të mos marrin njëherë pjesë në bisedime derisa Izraeli vendos një bllokadë të re që do të ndalonte ndërtimin e kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor.

Në një komunikatë për media të lëshuar mbrëmjen e së premtës, Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur vendimin e vendeve arabe.

Komunikata amerikane premtoi se zyrtarët amerikan do të vazhdojnë të punojnë me partenerët ndërkombëtarë drejt një zgjidhje të konfliktit në Lindje të Mesme, zgjidhje që do të përfshinte edhe krijimin e shtetit palestinez afër shtetit izraelit.
XS
SM
MD
LG