Ndërlidhjet

Irani akuzon perëndimin për spiunazh


Irani e ka konfirmuar se është përballur me spiunim në disa prej objekteve ku i kanë pajisjet për prodhimin e energjisë bërthamore.

Agjencia e lajmeve iraniane, FARS, e ka cituar zëvendës Presidentin, Ali Akbar Salehi i cila ka thënë se disa pjesëtarë të personelit që punojnë në këto objekte janë joshur duke ju bërë premtime për pagesa më të mira. Qëllimi i kësaj tentative, gjithmonë sipas Salehit, ka qenë dërgimi i sekreteve të energjisë bërthamore të Iranit te vendet e perëndimit.

Salehi ka thënë se këto tentativa janë ndaluar. SHBA-të dhe aleatët e saj kanë provuar që të ngadalësojnë avancimin bërthamor të Iranit përmes OKB-së për shkak të dyshimit se Teherani po provon të shfrytëzojë programin civil për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG