Ndërlidhjet

4 kandidatë për kreun e Moskës, fituesi zgjedhet nga Medvedev


Partia udhëheqëse e Rusisë ka përzgjedhur 4 kandidatë, përfshirë dhe shefin e stafit të Vladimir Putinit, Sergei Sobjanin për tu zgjedhur kryetar i ri i Moskës. Një nga katër të nominuarit do ta zëvendësojnë ish kryebashkiakun e Moskës, Juri Lazhkov, i cili u përjashtua nga kjo pozitë me një vendim të Presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev.

I përket gjithashtu Medvedevit e drejta për të bërë zgjedhjen e njërit prej kandidatëve të partisë, Rusia e Bashkuar, për kryetar të bashkisë së Moskës, ku llogaritet se ekziston rreth një e pesta e ekonomisë së Rusisë.
XS
SM
MD
LG