Ndërlidhjet

Shpimet arrijn minatorët e bllokuar të Kilit


Punëtorët që po kryejnë shpimet në një minierë të Kilit, kanë arritur deri te 33 minatorët që kanë mbetur për më shumë se dy muaj të bllokuar.

Punëtorët thonë se më vonë gjatë ditës do të vendosin kur mund të fillojnë me nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Ministri i Minierave të Kilit, Laurence Golborn më parë kishte thënë se do të duhen 3 deri në 10 ditë për të nisur nxjerrjen e minatorëve pasi shpimet të qojnë deri te vendi ku janë bllokuar ata.

Minatorët janë bllokuar nga data 5 gusht në një vend që gjendet 700 metra nën tokë në veri të Kilit, në një minierë të arit dhe bakrit.
XS
SM
MD
LG