Ndërlidhjet

Rrezik nga derdhja e dytë e helmeve në Hungari


Autoritetet hungareze kanë thënë të shtunën se do të evakuohet në tërësi fshati Kolontar që gjendet në afërsi të rezervoarit prej të cilit janë derdhur 700 mijë metër kubë të mbeturinave toksike.

Ndërkaq, paralajmërohet rreziku për një derdhje tjetër të mbeturinave toksike nga i njejti rezervar prej nga ndodhi derdhja e parë. Kryeministri i vendit, Viktor Orban, e quajti të mundshëm një derdhje tjetër toksike derisa autoritetet e vendit largonin banorët e fshatit Kolontar që gjendet afër rezervarit të dëmtuar.

Ky është rreziku i dytë që vjen nga fabrika e aluminit e cila gjendet rreth 160 kilometra në perëndim të Budapestit. Derdhja e parë e mbeturinave toksike morri jetën e 7 personave, ndërsa pasojat e kësaj katastrofe mjedisore ekspertët vlerësojnë se do të ndjehen edhe gjatë viteve të ardhshme. Mbeturinat toksike të enjtën arriten edhe lumin Danub.
XS
SM
MD
LG