Ndërlidhjet

Rihapet rasti i vrasjes së gazetarit ukrainas


Prokurorët e Ukrainës e kanë rihapur çështjen e vrasjës së gazetarit, Gjorgji Gongadze, pasi kritikët i akuzuan ata se nuk po duan t’i gjejnë të gjithë ata që qëndrojnë prapa vrasjes.

Zëvendësi i Krye-Prokurorit, Rinat Kuzmin, i tha televizionit ukrainas se “hetimi i këtij krimi është rihapur” duke shtuar se “qëllimi prezic i gjetjes të të gjithë të përfshirëve në këtë krim i është dhënë hetuesëve.”

Muajin e kaluar, prokurorët thanë se ish ministri Juri Kravçenko i cili nuk jeton më, ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit, duke e quar drejt fundit rastin e vrasjes së para 10 vjetësh. Mirëpo, në atë kohë, të afërmit e Gongadzes e patën kritikuar mbylljen e rastit.
XS
SM
MD
LG