Ndërlidhjet

Ahmedinexhadi i dërgon letër Papës


Vatikani njofton se Papa Benedikti ka marrë një letër nga Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad. Vatikani nuk e ka treguar se cila është përmbajtja e letrës, vetëm ka konfirmuar se letra është pranuar gjatë një takimi të shkurtër me një nga zëvendësit e Presidentit iranian. Takimi ku është dorëzuar letra thuhet të jetë mbajtur në fund të audiencës së përgjithshme javore të Papës, ditën e mërkurë.

Faqja e internetit e presidencës iraniane thotë se letra ka bërë thirrje për bashkëpunim të “religjioneve hyjnore” kundër sekularizmit. Faqja e internetit gjithashtu njofton se Ahmedinexhad përmes letrës e ka falenderuar Benediktin për qëndrimin e tij kundër një pastori amerikan i cili kërcënonte se do ta djeg Kuranin, një ngjarje kjo që megjithatë nuk u realizua.
XS
SM
MD
LG