Ndërlidhjet

Vritet britanikja e marrë peng në Afganistan


Një grua britanike që merrej me punë bëmirësie është vrarë në Afganistan nga kidnapuesit e saj gjatë kohës kur ushtria amerikane tentonte ta shpëtonte atë.

Sekretari i Jashtëm britanik, Ulliam Hejg, konfirmoi vrasjen e saj duke thënë se ajo është vrarë nga pengmarrësit të premtën. Hejg e mbrojti operacionin e shpëtimit duke thënë se ai ishte “shansi i saj më i mirë” i mbijetesës.

Linda Norgrove, 36 vjeçare punonte për një grupi amerikan të zhvillimit. Norgrove dhe tre pjesëtarë afgan të stafit të saj u morrën peng pasi konvoji i saj u sulmua në krahinën lindore të Afganistanit, Kunar, pothuajse dy javë më parë.

Burimet e organizatave humanitare perëndimore thanë se tre afganët, të ishin marrë peng bashkë me Norgrove, janë liruar të padëmtuar javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG