Ndërlidhjet

logo-print

Kirgistani voton për themelet e para të demokracisë


Në Kirgistan janë hapur qendrat e votimit të zgjedhjeve që kanë për qëllim krjimin e demokracisë së parë parlamentare në ish Republikën Sovjetike të Azisë Qëndrore.

Kirgistani është një vend që rregullisht është udhëhequr nga presidentë të fuqishëm. Votimi po mbahet pasi në muajin qershor, 400 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën pa kulm mbi kokë pas përleshjeve në mes të kirgizëve etnik dhe uzbekëve në jug të këtij vendi.

Trazirat nisën në muajin prill pas revoltës popullore që arriti të rrëzojë nga pushteti dhe Presidentin e asaj kohe, Kurmanbek Bakijev.

Një zyrtar i OSBE-së, organizatës që ka të pranishëm vëzhguesit zgjedhor në tërë vendin, thotë të jetë i gëzuar që në rajonin ku kishte trazira muaj më parë, zgjedhjet kanë nisur mbarë dhe në qetësi të plotë.

Kandidatë të 29 partive po garojnë në këto zgjedhje për parlamentin 120 vendësh të Kirgizstanit.
XS
SM
MD
LG