Ndërlidhjet

Vriten 7 pakistanezë që dyshohen se janë miltantë


Aeroplanët pa pilotë që besohet se i përkasin SHBA-ve kanë sulmuar me raketa pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, sulm ky që vrau së paku 7 persona të cilët dyshohen se janë militantë.

Sulmi është bërë në pjesën pakistaneze që njihet për përqëndrim të grupit militantë të udhëhequr nga Hafiz Gul Bahadur. Ky grup rregullisht sulmon forcat e NATO-s në Afganistan.

Më hëret gjatë ditës, talibanët e Pakistanit u kërcënuan se do të vazhdojnë sulmet ndaj konvojit të kamionëve të NATO-s në kufirin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit nëse amerikanët nuk i ndalojnë sulmet me raketa ndaj rajonit të tyre.
XS
SM
MD
LG