Ndërlidhjet

Vatikan: Peshkopëve u bashkohen liderë myslimanë dhe hebrej



Udhëheqës mysliman dhe hebre do t’i bashkohen një takimi të peshkopëve katolik i cili do të hapet nga Papa Benedikti i 16-të. Ky takim i cili do të filloi punën të dielën, do të diskutojë mënyrat për të inkurajuar paqen në mes të Izraelit dhe Palestinës, sfidat e ekstremizmit islamik si dhe çështje të tjera me të cilat përballet komuniteti kristian në Lindje të Mesme.

Lideri i katolikëve tha sot se fetë e botës duhet të “promovojnë vlera shpirtërore dhe kulturore që unifikojnë popujt dhe përjashtojnë çfarëdo forme të dhunës.”

Organizatorët thonë se përfaqësuesit mysliman dhe ai hebre që përfshinë një rabin dhe një ajatollah iranian do t’i drejtohen takimit të peshkopëve ndaras dhe nuk do të takohen.

Një draft dokument i takimit të peshkopëve e ka vënë Irakun, Egjiptin dhe Turqinë si vendet ku komunitetet kristiane janë në mënyrë të veçantë të diskriminuara dhe të kërcënuara nga dhuna.
XS
SM
MD
LG