Ndërlidhjet

Rrëmbehet një punonjës i centralit bërthamor iranian


Një grup militantësh sunit ka marrë përgjegjësinë për kidnapimin dhe mbajtjen e një punonjësi të një prej objekteve të energjisë bërthamore iraniane. “Jundullah” apo Ushtarët e Zotit kanë njoftuar përmes faqes së tyre të internetit se po mbajnë peng, Amir Hosein Shirani, një punonjës në një nga centralet bërthamore në krahinen iraniane të Isfahanit.

Faqja e internetit e “Jundullah-ëve” vlerëson se i kidnapuari Shirani ka informata të rëndësishme rreth ekspertëve bërthamor iranian dhe se nxjerrja e dëshmive të tij do t’i kushtonin regjimit iranian jashtëzakonisht shumë.

“Jundullah” ka kërkuar që Teherani të lirojë të brugosurit politik sunit dhe anëtarët e këtij grupi që mbahen në burgjet e Iranit, nëse shteti islamik nuk dëshiron që sekretet bërthamore t’i zbulohen tërë botës.

AFP raporton se zyrtarët iranian e kanë pranuar kidnapimin e Shiranit, por nuk e kanë cilësuar si person të rëndësishëm pasi sipas Teheranit ai ka punuar shkurtimisht në Organizatën për Energji Bërthamore.
XS
SM
MD
LG