Ndërlidhjet

Lirohen 2 irakianë të akuzuar për vrasjen e ushtarëve britanik


Një gjykatë e Bagdadit të dielën ka marrë vendim që liron 2 irakian nga akuza e vrasjes së 6 ushtarëve britanik. Akuzat janë hedhur poshtë për shkak të mungesës së dëshmive të dorës së parë, ndërkaq procesi gjyqësor është përcjellur me vëmendje edhe në Britani.

Zyrtarët britanik thonë se një grup i madh i irakianëve kishin ndjekur ushtarët e Policisë Mbretërore Ushtarake deri te një stacion policor ku edhe i kanë vrarë në muajin qershor të vitit 2003.

8 irakianë janë arrestuar në fillim të këtij viti në lidhje me rastin, mirëpo vetëm 2 prej tyre janë mbajtur në burg.
XS
SM
MD
LG