Ndërlidhjet

Hungari: Shirat mund të rritin rrezikun nga mbetjet toksike


Zyrtarët hungarez njoftuan të dielën se pritet të ketë sërish derdhje të mbeturinave toksike nga një fabrikë e aluminit në këtë vend. Derdhja e parë që ndodhi të hënen shkaktoi vdekjen e 7 personave dhe evakuimin e një fshati të tërë.

Ndërkohë qindra vullnetarë u janë bashkuar inxhinierëve të shumtë që po përpiqen të rregullojnë digën 600 metërshe me shpresën se një derdhje e dytë e mbeturinave toksike do të evitohet.

Sekretari shtetëror i çështjeve mjedisore në Hungari, Zoltan Illes ka thënë se një gropë e zbuluar së fundi në murin verior të rezervuarit të fabrikës do të vazhdoi të zmadhohet, veçanërisht pas shirave që sinoptikanët i kanë parashikuar për dy ditët e ardhëshme.
XS
SM
MD
LG