Ndërlidhjet

logo-print

Vietnam: Takim i ministrave te vendeve aziatike


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aziatike dhe të disa vendeve të tjera kanë arritur në kryeqytetin vietnamez, Hanoi, për takimin e Asociacionit të Vendeve Juglindore Aziatike. Bisedimet dy ditore që do të fillojnë të hënën, do ta mbahen pas problemeve në mes të Kinës, Japonisë dhe Vietnamit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, që gjithashtu do të marrë pjesë në ato bisedime, do të ketë edhe një takim të veçantë me Gjeneralin kinez, Liang Guanglie, i pari në mes të dy vendeve që prej 8 muajsh. Pekini kishte ndërprerë kontaktet me SHBA-të pas një marrëveshje ushtarake të kësaj të amerikanëve me Tajvanin.

Gejts gjithashtu do të takohet edhe me delegatë të disa vendeve më të vogla që kërkojnë përkrahjen amerikane për t’iu kundërvënë rritjes kineze si fuqi rajonale.

XS
SM
MD
LG