Ndërlidhjet

Tifozët gjermanë protestojnë kundër komercializimit të futbollit




Rreth 4 mijë dashamirë të futbollit në Gjermani kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimit të biletave në stadiumet dhe kundër komercializimit të sportit më të popullarizuar në vend.

Në protestën morën pjesë tifozët e më shumë se 50 klubeve futbollistike në të tri ligat gjermane.

Të tubuarit i dënuan, siç thanë politikat komercializuese që i udhëheqësin drejtuesit e federatës së futbollit dhe të ligës gjermane.

Prania e policisë ishte e konsiderueshme, por demonstrata kaloi pa incidente.

Bileta mesatare në Bundesligë është 20.79 euro, karahasuar me 43 euro në Premier Ligën në Angli dhe 40 euro në Spanjë.
XS
SM
MD
LG