Ndërlidhjet

Kirgistani votoi në zgjedhje 'historike'



Kirgistani votoi sot në zgjedhjet, që synojnë të krijojnë të parën demokraci parlamentare në Azinë Qendrore, rajon që sundohet nga presidentë autoritarë.

"Sot është ditë historike për Republikën e Kirgistanit. Njerëzit do t'a zgjedhin fatin e tyre, të ardhmen e tyre", tha presidentja Roza Otunbaeva pasi hodhi votën e saj.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mbyllje të qendrave të votimit është regjistruar pjesëmarrje prej 43 % të votuesve.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se rezultatet e para mund të priten nesër apo të mërkurën më 13 tetor.

Kandidatë të 29 partive konkuruan për 120 vendet e parlamentit.

Parlamenti i ri do ta emërojë kryeministrin, i cili do të ketë kompetenca më të mëdha se presidenti.

Votimet u mbajtën pasi në qershor, 400 persona e humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën pa kulm mbi kokë pas përleshjeve në mes të kirgizëve etnikë dhe uzbekëve në jug të vendit.

Trazirat nisën në prill pas revoltës popullore që arriti të rrëzojë nga pushteti presidentin Kurmanbek Bakijev.
XS
SM
MD
LG