Ndërlidhjet

Daçiq: Rreth 6 mijë huliganë e sulmuan policinë, 190 të arrestuar



Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se rreth 6 mijë vetë i kanë sulmuar pjesëtarët e policisë në Beograd, të cilët po i mbronin pjesëmarrësit e paradës së homoseksualëve, dhe se 190 huliganë janë arestuar.

"Policia e kreu me sukses detyrën e vështirë dhe pengoi gjakderdhjen", tha Daçiq.

Ai tha se dy protestues dhe një polic janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

Daçiq tha se aktualisht është vendosur rendi në Beograd, dhe se policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e atyre që sulmuan policët.
XS
SM
MD
LG