Ndërlidhjet

Mbi 4 mijë ankesa për zgjedhjet afgane të 18 shtatorit


Komisioni zgjedhor i Afganistanit ka akuzuar 175 kandidatë që garuan në zgjedhjet parlamentare, përfshi edhe 25 anëtarë aktual të parlamentit, për manipulim të zgjedhjeve. Komisioni i Ankesave zgjedhore ka thënë se ka regjistruar mbi 4100 ankesa që prej ditës kur u mbajtën zgjedhjet më 18 shtator.

Nëse mbi gjysma e ankesave pranohen si të drejta atëherë edhe rezultati i zgjedhjeve mund të ndikohet. Zëdhënësi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Ahmad Rafat, iu ka thënë gazetarëve se të gjitha votat e një kandidati do të anulohen nëse akuzat verifikohen kundër tij.

Mbi 2500 kandidatë garuan për 249 vende në dhomën e ulët të Parlamentit afgan. Rezultatet nuk mund të verifikohen derisa Komisioni heton të gjitha akuzat dhe ankesat për manipulime.
XS
SM
MD
LG