Ndërlidhjet

Stokholm: Sot shpallet fituesi i Çmimit Nobel për ekonomi


Sot do të shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi.

Me ekonomi përfundon java e shpalljeve të fituesve të këtij çmimi prestigjioz për vitin 2010.

Tashmë janë dhënë çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, literaturë dhe për paqe.

Për dallim nga çmimet e tjera, që ishin krijuar më herët, çmimi për ekonomi është themeluar në vitin 1968, nga Banka Qendrore e Suedisë, në shenjë të përkujtimit të industrialistit suedez, Alfred Nobel.

Çmimi prej 1.5 milionë dollarësh, çdo vit jepet në ceremoninë, që mbahet më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së Alfred Nobelit, në vitin 1896.

Çmimi Nobel për Paqe jepet në Oslo të Norvegjisë, ndërsa çmimet e tjera, në Stokholm.
XS
SM
MD
LG