Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare


Në Kirgizi po vazhdon llogaritja e votave, pas zgjedhjeve parlamentare.

Votimet e djeshme kaluan pa raporte për dhunë, që shpërtheu në muajin qershor ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë, në pjesën jugore të këtij vendi.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje ishte 57%.

Pas pothuajse 90% të votave të numëruara, Komisioni i Zgjedhjeve njoftoi se partia nacionaliste, që ka mbështetje të fuqishme në mesin e kirgizëve etnikë, Ata-Jurt, po udhëheq para Partisë Socialdemokrate dhe disa partive të tjera.
XS
SM
MD
LG