Ndërlidhjet

Pakistan: Hapet kalimi kufitar për furnizimet e NATO-s


Pakistani e ka rihapur kalimin kryesor kufitar për furnizimet e NATO-s për në Afganistan.

Zyrtari lokal qeveritar, Raza Khan, tha se nga e diela, afro 120 kamiona me furnizime të NATO-s, kanë kaluar në Afganistan, nëpërmjet vendkalimit Torkham.

Qindra kampiona ishin bllokuar, prej se Pakistani e kishte mbyllur kufirin për NATO-n më 30 shtator, në një protestë të qartë kundër sulmeve me helikopterë të Shteteve të Bashkuara, nga të cilat u vranë dy ushtarë pakistanezë.

Mbyllja e kufirit u shënua edhe me sulme të militantëve kundër kamionëve të NATO-s me furnizime.

Gjatë bllokadës 11 ditëshe, janë shkatërruar shumë makina me furnizime të NATO-s për në Afganistan.
XS
SM
MD
LG