Ndërlidhjet

logo-print

Liu: Çmimi Nobel u dedikohet viktimave të sheshit Tiananmen


Disidenti i burgosur, Liu Xhiaobo, i cili e fitoi Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit, këtë çmim prestigjioz e ka dedikuar për ata që ishin vrarë, kur forcat kineze i goditën protestuesit për demokraci, në sheshin Tiananmen në Pekin, në vitin 1989.

Grupi Human Rights në Kinë, e ka cituar bashkëshorten e zotit Liu, që ka thënë se ai çmimin e kishte dedikuar për ata që e dhanë jetën e tyre për paqe, liri dhe demokraci në Kinë, në ngjarjet e vitit 1989.

Liu Xhia, gruaja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, më në fund, këtë të diel u takua me burrin e saj, por raportohet se tash autoritetet kineze e kanë vënë atë në arrest shtëpiak në kohë të pacaktuar në Pekin.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xhiaobo, aktulisht është në burg, i dënuar me 11 vjet, për, siç është thënë, përmbysje të regjimit komunist në Kinë, lidhur me publikimin e Kartës 08, në vitin 2008, me të cilin kërkoheshin reforma në Kinë.
XS
SM
MD
LG