Ndërlidhjet

Afganistan: Këshilli për Paqe kryesohet nga veterani Rabani


Këshilli për Paqe në Afganistan, në organizëm i ri, që ka për mision përfundimin paqësor dhe me negociata të luftës me talibanët dhe me grupet e tjera kryengritëse, udhëhiqet nga veterani në Afganistan, që ishte i implikuar në krime të luftës.

Zyra e presidentit Hamid Karzai, ka njoftuar mbrëmë se Këshilli i Lartë për Paqe, me 70 anëtarë, do të udhëhiqet nga Burhanudin Rabani, lider muxhahedin, që luftoi kundër forcave sovjetike në vitet e 80-ta dhe ishte president i Afganistanit në fillim të viteve të 90-ta, deri në vitin 1996, kur u përmbys nga talibanët.

Sipas grupit Human Rights Watch, Rabani ishte në mesin e personaliteteve të njohura afgane, që ishin të implikuar në krime të luftës, nga të cilat u vranë mijëra afganë, gjatë luftës civile në pjesën e parë të viteve të 90-ta.

Publikisht, liderët talibanë thanë se ata nuk do të zhvillojnë negociata për paqe, derisa të gjitha trupat e jashtme të mos largohen nga Afganistani.

Megjithatë, raportohet se disa liderë talibanë kanë pasur kontakte direkte ose indirekte me zyrtarët e qeverisë së Afganistanit.
XS
SM
MD
LG