Ndërlidhjet

logo-print

Kina anulon takimin me ministren norvegjeze



Kina ka anuluar takimin me ministren e peshkimit të qeverisë norvegjeze në shenjë proteste ndaj dhënjes së çmimit Nobel për Paqe këtë vit disidentit kinez Liu Xhiaobo.

Komiteti norvegjez i Nobelit të premten i dha çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010 disidentit kinez, i cili aktualisht po vuan dënimin me 11 vite burg.

Kina ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të komitetit të Nobelit dhe ka tërhequr vërejtjen se ky çmim do të dëmtojë raportet me Norvegjinë. Norvegjia dhe Kina janë dy eksportuesit më të mëdhenj të peshkut në botë.
XS
SM
MD
LG