Ndërlidhjet

BE: Ekspertët e ndihmojnë Hungarinë për pastrimin e llymit


Ekspertët e Bashkimit Evropian pritet të arrijnë në Hungari për të ndihmuar në pastrimin e derdhjes toksike industriale, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe ekologjike në këtë vend.

Qindra mijëra metra kub të llymit të kuq u derdhën nga rezervoari i një fabrike të aluminit në pjesën perëndimore të Hungarisë, javën e kaluar.

Komisioni Evropian tha se ekipi prej pesë anëtrarëve do të ndihmoj me këshilla për dekontaminim të zonave të prekura dhe do të përpiqet t’i parandaloj kërcënimet e mëtejshme.

Punëtorët kanë ndërtuar digë për mbrojtjen e fshatrave të afërt, në rast se do të kishte rrjedhje të re nga rezervoari i fabrikës.
XS
SM
MD
LG