Ndërlidhjet

Britanikja mund të jetë vrarë nga ushtarët amerikanë



Punonjësja humanitare britanike, Linda Norgrove, 36 vjeç, mund të jetë vrarë nga forcat amerikane dhe jo nga rrëmbyesit gjatë operacionit të shpëtimit të saj. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, i cili ishte informuar nga gjenerali amerikan, Dejvid Petreus.

Norgrove u vra të premten në provincën afgane të Kunarit dhe besohet se është vrarë nga granata e hedhur gjatë operacionit të shpëtimit nga forcat amerikane. Megjithatë, sipas kryeministrit britanik, asgjë nuk është përfundimtare dhe do të zhvillohet një hetim i plotë mbi incidentin.
XS
SM
MD
LG