Ndërlidhjet

Hungari: Arrestohet drejtori i uzinës së katastrofës



Kryeministri hungarez tha se drejtori i kompanisë që është në qendër të skandalit mjedisor është arrestuar.

Orban tha në parlament se qeveria duhet të marrë drejtimin e uzinës së aluminit, rrjedhja toksike nga e cila ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e 1000 të tjerëve. Rreziku vazhdon pasi kërcënohet një rrjedhje e re e llumit toksik.

Incidenti ndodhi një javë më parë kur llumi i kuq toksik shkaktoi çarje në murin mbrojtës të uzinës dhe u derdh në disa lumenj dhe fshatra përreth.
XS
SM
MD
LG