Ndërlidhjet

Omer Karabeg fiton shpërblimin "Dr Erhard Busek"


Omer Karabeg - gazetar i Radios Evropa e Lirë dhe redaktor i emisionit “Ura”, ka fituar shpërblimin “Dr Erhard Busek”, për kontribut mirëkuptimit në Evropën Juglindore për vitin 2010, ka bërë të ditur Organizata Mediale e Evropës Juglindore – SEEMO.
”Juria ndërkombëtare prej 11 anëtarëve ka vendosur që fitues i shpërblimit të jetë gazetari dhe redaktori Omer Karabeg si shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm komunikimit më të mirë, këmbimit të mendimeve dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në vendimin e SEEMO-s.
SEEMO tubon redaktorët, drejtorët dhe gazetarët më të njohur nga Evropa e Mesme dhe Juglindore.
XS
SM
MD
LG