Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, po viziton Rusinë në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Medvedev për të zhvilluar industrinë e teknologjisë së komunikimit në Rusi.
Shvarceneger, në krye të delegacionit që përbëhet nga drejtues të kompanive të kësaj industrie, u takua gjatë ditës në Moskë me shefin e Kremlinit.
"E di se teknologjia dhe mendjet e jashtëzakonshme ruse së bashku me kalifornianët mund të krijojnë një mrekulli të madhe këtu dhe një zhvillim të jashtëzakonshëm të kësaj industrie", tha Shvarceneger.