Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Ministri shkakton skandal me BE-në



Deklaratat e ministrit të Jashtëm të Izraelit lidhur me Bashkimin Evropian kanë shkaktuar një skandal të ri diplomatik.

“Nuk pres nga ju të zgjidhni problemet e gjithë botës, por ju duhet të zgjidhni të gjitha problemet në territorin evropian përpara se të vini e të na mësoni ne si ta zgjidhim konfliktin tonë. Pasi të keni zgjidhur problemet në Kaukaz, Qipron, apo konfliktin mes Serbisë e Kosovës, atëherë ejani dhe unë do ta pranoj këshillën tuaj”, ka thënë shefi i diplomaicsë izraelite, Avigdor Liberman. Fjalët e tij i drejtoheshin ministrave të jashtëm të Spanjës dhe të Francës, që aktualisht gjenden në Izarel për të çuar përpara bisedimet për paqen.

Ministri i Jashtëm spanjoll tha se Liberman ka kërkuar ndjesë për pohimet e tij. Liberman njihet për deklaratat e tij kundërthënëse.
XS
SM
MD
LG