Ndërlidhjet

Netanjahu: Pezullim të kolonive në rast të njohjes



Kryeministri izraelit ka ofruar të zgjasë moratoriumin mbi ndërtimet në kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor, me kusht që palestinezët ta njohin Izraelin si shtet hebrej.

Benjamin Netanjahu ka qenë në presion të madh ndërkombëtar që të vazhdojë së paku moratoriumin aktual mbi zgjerimin e vendbanimeve hebreje në territoret palestineze.

Palestinezët kanë thënë se do të largohen nga bisedimet aktuale, nëse nuk pezullohen ndërtimet tek kolonitë. Oferta kushtëzuese e Netanjahut nuk duket se do të zgjidhë problemin.
XS
SM
MD
LG