Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Apeli liron Jurishiqin



Gjykata e Apelit në Serbi ka urdhëruar rigjykimin e Ilija Jurishiqit dhe lirimin e tij, pasi dënimi i mëparshëm ishte dhënë pa prova të mjaftueshme.

Në shtator të vitit 2009 Jurishiqi u dënua me 12 vite burg nën akuzat se ka urdhëruar forcat boshnjake të sulmojnë trupat e ushtrisë jugosllave gjatë luftës së viteve 1992 - '95, ku u vranë së paku 50 ushtarë.

Autoritetet e Bosnjës kanë protestuar fuqishëm ndaj arrestimit në aeroportin e Beogradit në vitin 2007e më pas dënimit të Jurishiqit.
XS
SM
MD
LG