Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Bisedimet me Serbinë pas zgjedhjeve



Bisedimet mes Prishtinës e Beogradit do të fillojnë vetëm pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Reuters, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

"Gjysma e parë e shkurtit është koha optimale e mbajtjes së zgjedhjeve. Fundi i marsit do të jetë periudha kur Kosova do të ketë institucionet e saj të dala nga zgjedhjet e atëherë mund të ketë bisedime me Serbinë", tha Krasniqi.

Krasniqi tha se do të publikojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve një ose dy ditë pas vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Kosovë. Klinton do të qëndrojë në Kosovë më 13 tetor.

Krasniqi theksoi se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme do të shtyhet dhe shitja e PTK-së. Sipas Krasniqit nuk është e sigurtë nëse qeveria mund të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend për shitjen e PTK-së. "Kjo është një çështje e komplikuar në këtë moment", tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG