Ndërlidhjet

Irani dëbon gazetaren e “El Pais”



E përditshmja spanjolle “El Pais” tha se Irani ka anuluar akreditimin për gazetaren e kësaj gazete dhe ka urdhëruar largimin e saj nga vendi brenda dy javësh.

Gazeta njofton se Angeles Espinozës nuk i është dhënë ndonjë shpjegim për vendimin, por ai duket të ketë lidhje me intervistën që ajo zhvilloi me djalin e Sakineh Ashtianit.

Ashtiani ishte dënuar me ekezekutim me gurë për tradhëti bashkëshortore dhe vrasjen e bashkëshortit, vendim që më pas u anulua për shkak të presionit ndërkombëtar.

Espinoza ka punuar në Iran për pesë vite.
XS
SM
MD
LG