Ndërlidhjet

Obama lëvdon zgjedhjet në Kirgistan



Presidenti amerikan Barak Obama e ka lëvduar Kirgistanin për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, duke thënë se votimi i tregoi “tiparet pozitive të demokracisë së vërtetë”.

Votimi “e ripërtrin bindjen tonë për t’u ndihmuar njerëzve të guximshëm të Kirgistanit për të konsoliduar demokracinë e tyre, për t’i dhënë shtysë ekonomisë dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet në deklaratën e Obamës lidhur me zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në Kirgistan ndodhet baza ajrore amerikane afër kryeqytetit Bishkek, e cila përdoret për transportin e pajisjeve për trupat e NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG