Ndërlidhjet

Gjermania e kërkon militantin e kapur në Afganistan



Gjermania kërkon që Shtetet e Bashkuara t’ia dorëzojnë militantin gjerman që u kap në Afganistan.

Mediat e identifikuan njeriun si Ahmad Sidiki, 36 vjeç, nga Hamburgu, i cili raportohet se ndodhet në bazën amerikane Bagram afër Kabulit.

Shtypi njoftoi se Sidiki ka qenë burim i inteligjencës, e cila nxiti paralajmërime të udhëtimit në Evropë, mbi planet e pretenduara të Al Kaidës për sulme në qytetet evropiane.
XS
SM
MD
LG