Ndërlidhjet

logo-print

Sllovakia mund t'i ekstradojë dy çeçenët në Rusi



Autoritetet sllovake po e shqyrtojnë ekstradimin e mundshëm në Rusi të dy militantëve çeçenë.

Agjencia sllovake TASR njofton se ekstradimi mund të pasojë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e hodhi poshtë apelin e dy të dyshuarve.

Ansor Shadidovç dhe Ali Nurdinoviç akuzohen nga Rusia për sulmin kundër ushtarëve rusë në kryeqytetin çeçen Grozni në vitin 2001.

Ata u arrestuan në Sllovaki në vitin 2006 për kalim ilegal të kufirit.
XS
SM
MD
LG