Ndërlidhjet

Ukrainë: 32 të vdekur nga përplasja e trenit dhe autobusit



Zyrtarët e Ukrainës thanë se të paktën 32 persona e kanë humbur jetën nga përplasja e trenit me një autobus në lindje të vendit.

Të paktën katër njerëz raportohet se kanë marrë lëndime të rënda.

Përplasja ka ndodhur në rajonin Dnjepropetrovsk mëngjesin e sotëm.

Një zëdhënëse e policisë rajonale tha se autobusi me udhëtarë nuk e kishte respektuar sinjalistikën.
XS
SM
MD
LG