Ndërlidhjet

Tërhiqen 100 mijë mercedesë nga SHBA dhe Britania



Prodhuesi gjerman i automjeteve, Daimler AG, njoftoi se tërheq 100 mijë makina nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, për shkak të humbjes së lëngut të hidraulikës në sistemin e frenave.

Tërheqja ka të bëjë me mercedesët e klasit C të vitit 2010, dhe të klasit E , 2010/2011.

Kompania njoftoi se humbja e lëngut mund ta vështirësojë kontrollin gjatë parkimit të automjetit, kur nevoitet fuqia më e madhe për lëvizjen e timonit.
XS
SM
MD
LG