Ndërlidhjet

logo-print

Klinton bën thirrje për reforma në Bosnje



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Bosnje që t'i përqafojnë reformat politike, të nevojshme për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Klinton u tha studentëve të universitetit në Sarajevë, se ata do të duhej t'i shtyjnë udhëheqësit e tyre që t'a përqafojnë një shoqëri të vërtetë shumëetnike, dhe u zotua për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara drejt këtij synimi.

Më herët, Klinton i ftoi udhëheqësit e vendit që ta bëjnë prioritet anëtarësimin në BE.

Me vizitën në Bosnje, Klinton e filloi turneun tre ditor ballkanik.

Nga Sarajeva, Klinton udhëton në Beograd, ku me liderët serbë do të bisedojë edhe rreth Kosovës.

Të mërkurën, zonja Klinton e përmbyll turneun ballkanik me vizitën në Kosovë.
XS
SM
MD
LG