Ndërlidhjet

Merkel kërkon lirimin e 2 të huajve në Iran


Gjatë qëndrimit në Rumani, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar lirimin e dy personave tè huaj që në Iran janë arrestuar pasi hetonin ngjarjen rreth gruas e cila kohë më parë ishte dënuar me goditje me gurë për imoralitet.

Ministria e Jashtme e Iranit ka njoftuar se dy persona që në Iran kanë hyrë me vizë turistike janë arrestuar më pas për shkak të “lidhjeve të tyre me një rrjet të huaj anti-revulucionar.”

Kancelarja gjermane, ndonëse nuk e konfirmoi që personat e arrestuar janë gjerman, tha se ajo “është shumë e interesuar” për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG