Ndërlidhjet

Espana: Prishtina dhe Beogradi të mos evitojnë asnjë temë


Ambasadori spanjoll në Beograd, Inigo de Palacio Espana, i ka thënë një mediumi serb se "në bisedimet e reja Prishtinë-Beograd, nuk duhet të evitohet asnjë temë". Sipas Espanës, ka disa tema teknike që duket se janë më të rëndësishme se temat e tjera, megjithatë, "dialogu në mes të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i hapur."

Idenë e dialogut, sipas të dërguarit të Spanjës në Serbi, tani e përkrahin një numër shumë i madh shtetësh, përfshi edhe SHBA-të.

Sipas Ambasadorit Espana, “SHBA-të në një mënyrë apo tjetrën do të kenë një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë – Serbi.”

Spanja është një nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG