Ndërlidhjet

Iran: Pasuria e Universitetit privat, shpallet ilegale


Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka lëshuar një dekret që i deklaron ilegale pasuritë e Universitetit më të madh privat të vendit. Universiteti Azad është qendra e fuqisë për ish Presidentin, Akbar Hashemi Rafsanjani, një pragmatist dhe përkrahës i rëndësishëm i të moderuarve.

Universiteti është projekt në të cilin janë investuar miliarda dollarë pas rizgjedhjes së Presidentit Mahmud Ahmedinexhadit, përpjekje kjo që të mbahet si Institucion i pavarur nga konservatorët, çdo herë e më të fuqishëm në Iran.

Ne dekretin e tij, Khamenei ka vlerësuar se ekipe të ekspertëve ligjor kanë verifikuar se pasuritë e Universitetit “nuk janë të përshtatshme me termet ligjore dhe juridike.” Khamenei gjithashtu ka thënë se Universiteti nuk do të jetë as privat e as i kontrolluar nga qeveria, një sqarim ky që ka lënë të kuptoi se tani Universiteti Azad do të jetë nën kontrollin e tij.
XS
SM
MD
LG