Ndërlidhjet

Seancë dëgjimore për majorin vrasës të Fort Hood


Një nga tribunalet ushtarake të SHBA-ve kanë nisur sot një seancë dëgjimore për të vendosur nëse një major ushtrie duhet të gjykohet për vrasjet e vitit të kaluar në bazën Fort Hood të Teksasit. Personi i akuzuar është majori, Nidal Malik Hasan, një psikiatër ushtarak i cili vitin e kaluar filloi të gjuajë me armë ndaj kolegëve në bazën ku shërbente duke vrarë 13 persona.

Majori Hasan është paralizuar nga plaga që i shkaktoi plumbi me të cilën e goditën që ta detyrojnë të ndalojë sulmin e nisur kundër pjesëtarve të bazës, më 5 nëntor 2009. Hasan, dyshohet se ka lidhje me ekstremistët islamik.
XS
SM
MD
LG